Ndërlidhjet

SHBA: Monituruesit ndërkombëtar, shpëtim për Ukrainën


Eric Rubin, ndihmës sekretar në Departamentin amerikan të Shtetit
Eric Rubin, ndihmës sekretar në Departamentin amerikan të Shtetit
Një zyrtar i lartë i Shteteve të Bashkuara, thotë se Uashingtoni beson që mënyra më e mirë për të tejkaluar konfliktin në Ukrainë, është që atje të dërgohen monitorues ndërkombëtar.

Ndihmës sekretari amerikan në Departamentin e shtetit, Eric Rubin gjatë një seance të kongresit që është mbajtur sot, tha se është shqetësuese se si monitruesit kanë pasur vështirësi të shumta që të kenë qasje në Krime andaj sipas tij, Uashingtoni do të bëj presion që monitoruesit të kenë qasje në qdo cep të vendit.

Ai gjithashtu shtoi, se Uashingtoni beson që kriza në Ukrainë mund të zgjidhet vetëm nëse Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar në përpjekjet e mëtejme.

Këto opinione rreth zgjidhjes së qështjes në Ukrainë ai i tha teksa ka folur në takimin e komitetit të Kongresit Amërikan për punë të jashtme i kryesuar nga kongresmeni Ed Royce
XS
SM
MD
LG