Ndërlidhjet

Rasmusen: Kriza në Ukrainë, rreziku më i madh pas luftës së ftohtë


Pamje nga takimi mes Rasmusen dhe Arseniy Yatsenyuk

Pamje nga takimi mes Rasmusen dhe Arseniy Yatsenyuk

Kryeministri në detyrë i Ukrainës Arseniy Yatsenyuk, gjatë një vizite në selinë e NATO-s në Bruksel, tha të enjten se se Aleanca Veri-Atlantike ka qëndrim për Ukrainën, që të jetë sovrane dhe me integritet të plotë.

Sekrtari i përgjithshëm i NATOs Anders Fogh Rasmussen, tha gjatë një konference të përbashkët të mbajtur pas takimit se kriza në Ukrainë ishte “kërcenimi më serioz për sigurinë evropiane që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë”.

Rasmussen gjatë kësaj konference, i ka bërë thirrje Rusisë që të ndaloj me përhapjen ushtarake në territorin ukrainas dhe të mos bëjnë ndonjë ndërhyrje tjetër në këtë territor.
XS
SM
MD
LG