Ndërlidhjet

Obama mbështet presionin e Brukselit ndaj Rusisë


Presidenti amerikan Barak Obama
Presidenti amerikan Barak Obama
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama, tha se SHBA-të mbëstesin presionin që aleatët evropian po i’ia bëjnë Rusisë për largimin e forcave të saj nga gadishulli Krimeja.

Në një deklaratë të sotme, Obama tha se sanksionet e vendosura për Rusinë, ia kanë demonstruar këtij shteti, se ka kosto për veprimet ruse në Ukrainë.

Këto komente Obama i ka bërë në Uashinton, dhe atë disa minuta pas përfundimit të samitit të jashtëzakonshëm në Bruksel, ku aleatët evropian kanë vendosur sanksionet e para ndaj Rusisë ndërsa kanë kërkuar zgjidhje të shpejtë të krizës.
XS
SM
MD
LG