Ndërlidhjet

Protestuesit pro-rus kërkojnë lirimin e prijësit të tyre në Donetsk


Ilustrim

Ilustrim

Qindra demonstrues pro-rus, janë mbledhur para ndërtesës së shërbimit shtetëror të Ukrainës në qytetin lindor Donetsk, ndërsa po kërkojnë lirimin e prijësit të tyre Pavel Gubarev.

Ai është arrestuar në mëngjesin e ditës së sotme.

Disa nga demonstruesit, sipas korrespodentit të radios Evropa e Lirë në vendin e ngjarjes, janë arrestuar nga ana e policisë.
Sipas tij, Gubarev është dërguar në Kiev, fakt ky i cili i ka zëmëruar edhe më protestuesit pro-rus.

Gubarev është një biznesmen në qytetin e Donetskut i cili është arrestuar të enjten në mëngjes në ndërtesën e administratës së qytetit teksa bashkë me protestuesit e tjerë kishin hyrë në objekt një ditë më parë dhe nga kati i dytë e kishin valuar flamurin rus.

Policia e Ukrainës ka ndërhyrë sot në mëngjes për ti larguar protestuesit pro-rus. dhjetëra persona janë arrestuar e në mesin e tyre edhe Pavel Gubarev.
XS
SM
MD
LG