Ndërlidhjet

Venezuelë: Dy të vdekur në demonstrata


Ilustrim
Ilustrim
Një ushtar i Venezuelës dhe një moto-çiklist u vranë gjatë një një demonstrate të opozitës, demostruesiut gjatë së cilës kishin krijuar një barrikadë në një rrugë të qytetit Caracas.

Lajmin për vdekjen e dy personave, e ka bërë me dije nënkryetari i Partisë Socialiste në pushtet.

Demonstruesit opozitar po kërkojnë në Venezuelë dorëheqjen e presidentit Nicolas Maduro. demonstrata e organizuar ka quar në përleshje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë. të paktën 20 persona, janë vrarë deri më tani.

Dy persona mbetën të vdekur në demonstratën gjatë së cilës ka ndërhyrë policia të cilët kanë përdorur gazin lotsjellës dhe ujin me presion me qëllim të shpërndarjes së protestuesve të cilët kishin ngritur një pengesë përgjatë rrugës kryesore.

Kryetari i komunës Caracas ku edhe ka ndodhur ngjarja, në rrjetin e tij Twitter ka bërë me dije se “ka vdekur një anëtar i Gardës Kombëtare”.
XS
SM
MD
LG