Ndërlidhjet

logo-print

Obama e Putin bisedojnë rreth krizës në Ukrainë


Presidenti amerikan Barak Obama

Presidenti amerikan Barak Obama

Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se presidenti Barak Obama, ka zhvilluar bisedën e dytë telefoinike në gjashtë ditët e fundit, me presiddentin rus Vladimir Putin në lidhje me krizën në Ukrainë.
Siç ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, presidenti Obama ia ka bërë me dije presidentit ruse se veprimet e Rusisë në Ukrainë, kanë shkelur sovranitetin e Ukrainës. Kjo, siq ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, ka bërë që Uashingtoni të vendos sanksionet e para ndaj zyrtarëve rus.
Obama siç bëhet me dije, ka kërkuar nga Putin që të largoj trupat nga Krimeja, të lejohnte atje prezencën e monitoruesve ndërkombëtar të cilët do të siguronin se po respektohen të drejtat e popullatës së atjeshme, si dhe të nis negociaiat me Ukrainën për zgjidhjen e Krizës.
Putin mësohet se i ka thënë presidentit Obama se autoritetet e reja në Ukrainë kishin “imponuar vendime tërësisht të paligjshme në rajonet lindore dhe juglindore të Krimesë”, andaj edhe Rusia ka vepruar në këtë mënyrë.
XS
SM
MD
LG