Ndërlidhjet

Më shumë se 30 viktima të reja në Irak


Ilustrim
Ilustrim
Të pakten 30 persona, janë vrarë në shpërthimet dhe luftimet në Irak të enjten në mbrëmje.

Tri makina bombë shpërthyen në një lagje sheite në Bagdat, të enjten mbrëma, duke lënë të vrarë të pakten 11 persona dhe rreth 35 të tjerë të plagosur.

Një bombë tjetër në një lagje të Bagdatit, la të vdekur një polic ndërsa në shumë se tetë të tjerë mbetën të plagosur.

Në qytetin Hilla, që gjendet 95 kilometra në jug të Bahdatit, dy makina bombë kanë eksploduar ndërsa kanë lënë të vdekur nëntë persona, e 28 të tjerë u plagosën.

Në qytetin Mishada që gjendet rreth 30 kilometra në veri të Bagdatit, një makinë bombë la të vrarë pesë civil.

Të paktën katër persona të tjerë ndërkaq, u varanë si rezultat i granatimeve në qytetin e Fallugjas, ku ushtria irakiane vazhdon të luftoj militantët nga shteti islamik i Irakut dhe nga Levanti.

Siq vlerëson OKB-ja, që nga fillimi i këtij viti, në Irak janë vrarë më shumë se 1 mijë e 400 persona
XS
SM
MD
LG