Ndërlidhjet

Kanalet ukrainase bllokohen të transmetojnë në Krime


Ilustrim

Ilustrim

Të pakten një kanal televiziv ukrainas është larguar nga lista e kanaleve që transmetohen në Krime. Lidia Taran, prezantuese në kanalin “1+1” tha se gazetarët e këtij kanali ishin penguar që të punonin në Krime.

“Që nga fillimi i konfrontimit në Krime, gazetarët tanë ishin në rrezik. korrespodentët tanë lokalë, qdo ditë janë sulmuar”, ka thënë ajo.

Raportet, po ashtu bëjnë me dije se edhe kanali tjetër ukrainas “Channel 5” është bllokuar që të transmetohet në gadishullin e Detit të Zi, Krimeja.

Lajmi për bllokimin e kanaleve televizive ukrainase në Krime vjen pasi që parlamenti i Krimesë ka caktuar që të mbaj referendum me 16 Mars, referendum në të cilin do të parashtrohet pyetja nëse duan të bashkohen me Rusinë apo jo.
XS
SM
MD
LG