Ndërlidhjet

Thaçi uron mësuesit në ditën e tyre


Kyreministri i Kosoves Hashim Thaçi
Kyreministri i Kosoves Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaqi në emër të Qeverisë së Kosovës i ka uruar të gjithë mesimdhënësit me rastin e 7 Marsit, ditës së mësuesit.

“Dita e Mësuesit është ndër datat historike dhe simbolike që lidhen me fillimin e shkollës shqipe, si një nga institucionet më të fuqishme të identitetit tonë edukativ dhe kulturor”, thuhet mes të tjerash në telegramin e urimit të kryeministrit Thaçi.

Shkolla shqipe sipas yij, ka bartur, pasqyruar dhe formësuar historinë e kombit tonë. Shkolla shqipe, siç ka thënë Thaçi është një ndër kapitujt më të ndritur të rezistencës kombëtare, emancipimit edukativ dhe arsimor.

“Tërë ky kontribut nuk mund të kuptohet pa rolin, vullnetin, përkushtimin dhe vendosmërinë e brezave të tërë të mësuesve, arsimtarëve, pedagogëve dhe gjithë punonjësve të arsimit që u identifikuan me fatin e popullit të tyre”, ka thënë Thaçi.

Qeveria e Republikës së Kosovës, sipas tij, vazhdon ta ketë prioritet ngritjen, profesionalizimin dhe reformimin e sistemit të edukimit
XS
SM
MD
LG