Ndërlidhjet

logo-print

Kazakistani kërkon 737 milionë nga “ndotësit e ajrit”


Ilustrim

Ilustrim

Kazakistani ka bërë me dije se ka ngritur padi ndaj konzorciumit shumëkombësh, që po zhvillonte veprimtarinë e nzjerrjes së naftës në vendin e njohur si Qashagan në Detin Kaspik.

Si dëmshpoërblim përmes padisë, Kazakistani ka kërkuar një shumë prej 737 milion euro.

Ministria për mbrojtjen e mjedisit në Kazakistan, ka bërë me dijs se Kompania operative në Kaspikun verior, është paditur nga autoritetet e rajonit Atyrau në Kazakistanin perëndimor ku kompania Qashagan është e vendosur.

Në këtë vend, kompania e cila është paditur, po nxirte naftën.
Qashaghan që është vendi më i madh për pasuri me naftë i zbuluar në 35 vitet e fundit, ishte marrë përsipër nga konsorciumi tashmë i paditur, qysh në shtator.

Vetëm disa javë pasi që kishte nisur punën, ishte konstatuar se ka rrjedhje të gazit në tubacionet e saj.

Gazi i mbetur, më pas ishte djegur në fabrika dhe kjo djegie sipas ministrisë, e ka ndotur ambientin.

Kompania operative në Kaspikun verior e njohur si NCOC, deri më tani nuk ka pranuar të bëjë komente.

Kompanitë Exxon, Royal Dutch Shell, Total, Eni, INPEX e Japonisë, etj, janë kompanitë që kanë aksione në Qashaghan.
XS
SM
MD
LG