Ndërlidhjet

Kryeministri ukrainas thotë se nuk do të njihet rezultati i referendumit


Kryeministri i Ukraines

Kryeministri i Ukraines

Kryeministri i Ukrainës Arseni Yatsenjuk ka bërë me dije se askush në botën e qytetëriar, nuk do të njoh rezultatee e një të siq e ka quajtur ai, “të shtuquajturi referendum” në Krime, që ky gadishull të bashkohet me Rusinë.

Teksa ka folur sot në Kiev, Yastenjuk tha se Rusia duhet të largoj trupat e saja nga Krimea si dhe të ndaloj mbështetjen e saj për seperatistët.

Parlamenti i Krimesë një ditë më parë ka votuar që më 16 Mars të hidhet në referendum dhe të votohet nëse qytetarët duan bashkim të Krimesë me Rusinë.

Këtij referendumi i kanë dhënë mbështetje të fortë krerët e dy dhomave parlamentare në Moskë.
XS
SM
MD
LG