Ndërlidhjet

logo-print

Nga viti 1998 e deri në vitin 2002, unë isha drejtor i transmetimeve në Radion Evropa e Lirë dhe kisha nderin e madh dhe kënaqësinë të jem i pranishëm në lindjen e shërbimit për Kosovën.

Isha edhe përgjegjës në një farë mënyre edhe për ta nisur dhe për t’u kujdesur për të në fazat e hershme të ndërlikuara dhe sfiduese të punës.

Si organizatë dhe si individë – shpesh herë edhe në rrethana kërcënuese dhe të pasigurta – pionierët e këtij shërbimi vendosën standardet e profesionalizmit dhe produktivitetit që ishte dhe është model për të gjithë në Radion Evropa e Lirë.

Sot, kur një vend tjetër shumë-kombësh në Evropë ndihet i kërcënuar dhe është i trazuar, kujtojmë edhe një herë rëndësinë e punës së Radios Evropa e Lirë. Dhe kjo punë do të ketë sukses, sepse harku i historisë patjetër që merr kthesën drejt drejtësisë dhe lirisë.

E përgëzoj nga zemra Shërbimin për Kosovën të Radios Evropa e Lirë në 15 vjetorin e programit të parë dhe uroj suksese në të ardhmen.

Jeff Trimble
Zëvendës Drejtor
Byroja e transmetimeve të Shteteve të Bashkuara
XS
SM
MD
LG