Ndërlidhjet

logo-print

Atmosfera e pritjes

  • RFE /RL


Fjalët e redaksisë

Radio Evropa e Lirë, programi në gjuhën shqipe, ka nisur punën më 8 mars të vitit 1999, vetëm pak ditë para se të niste fushata ajrore e Aleancës Veriatlantike kundër caqeve ushtarake dhe policore të Serbisë. Këtë vit ky program mbush 15 vjet.



Arbana Vidishiqi
"Puna në këtë shtëpi na mëson çdo ditë mbi përgjegjësinë që kemi si bartës të fakteve; vetëm faktet janë ato që mund t’i nxisin ndryshimet".

Zijadin Gashi
"Është kënaqësi dhe nder për mua si gazetar që punoj në Radion Evropa e Lirë, ku vlerësohet puna që bëj dhe ku ka një besueshmëri dhe respekt të madh nga publiku brenda dhe jashtë Kosovës".

Bekim Bislimi
"Gjatë luftës në Kosovë (1999), REL, për mua, ishte “dritarja” e vetme prej nga na vinin informacionet e besueshme, që ngjallnin shpresën në momentet më të vështira. Kisha ëndërruar, por nuk kisha besuar që, nëse mbetem gjallë, do të jem pjesë e kësaj “dritareje”, 3 vjet me vonë e deri më sot. Urime 15 vjetorin Radio Evropa e Lirë".

Nadie Ahmeti
"Në Radion Evropa e Lirë arrita të siguroj burimin, profesionalizmin dhe paanshmërinë. Urime, edhe shumë vite të tjera!"

Arton Konushevci
"Radio Evropa e Lirë, është shkollë se si duhet të bëhet gazetaria profesionale. Objektiviteti, paanshmëria dhe profesionalizimi në punë më bëjnë të ndihem krenar me faktin që jam pjesë e ekipit të kësaj radio. REL, të dëshiroj edhe shumë përvjetorë të tjerë. Gëzuar!"

Luljeta Krasniqi
"Në Radion Evropa e Lirë, gjeta mënyrën më të bukur për t’i mbledhur të mirat, për të rritur profesionalizimin. Ndihem mirë sepse secili nga ne arriti të bëjë gjëra të mëdha".

Ariana Kasapolli
"Ndihem e privilegjuar që jam pjesë e Radios Evropa e Lirë. Medium ky që të jep mundësi të zhvillosh gazetari të mirëfilltë. Gëzuar pesëmbëdhjetë vjetorin!"

Fatmir Aliu
"Shkollë që ta kujton çdo ditë se sa e rëndësishme dhe e përgjegjshme është gazetaria".

Fatmir Bujupi
"Radio Evropa e Lirë më ka hapur horizonte të reja profesionale dhe jetësore".

Valona Tela
"Evropa e Lirë, vendi ku vlerësohet puna, mirëpriten idetë, jetësohen ambiciet. Shtëpi e dytë, me kolegë bashkëpunues, me miq të zemrës. Zë i besueshëm, i fuqishëm, me vlera. Faleminderit! Gëzofsh edhe 100 vjet!"

Mahir Elshani
"Të jesh pjesë e Radios Evropa e Lirë do të thotë të jesh pjesë e një familjeje, ku qindra njerëz nga më se 30 redaksi nga vende të ndryshme kanë një mision - të ndjesh frymën e John F Kennedyt, Martin Luther Kingut, Vaclav Havelit dhe të tjerëve, të cilët u kanë paraprirë ndryshimeve në jetën tonë përmes kësaj radioje. Përvoja e fituar me bashkëpunëtorë, të cilët i konsideroj edhe miq, është e pazëvendësueshme. Gëzuar të gjithëve!"

Gresa Kraja
"Radio Evropa e Lirë për mua tashmë nuk është vetëm një vend pune, është një shtëpi e dytë, me një familje të dytë".

Ariana Ferati
"Për më shumë se 2 vjet që jam pjesë e Radios Evropa e Lirë, e kam parë këtë ekip gjithmonë duke punuar me dinjitet dhe profesionalizëm të vazhdueshëm. Prandaj, unë jam krenare që jam pjesë e këtij ekipi. Gëzuar!"

Isuf Kadriu
"Udhërrëfyes se si një media duhet të jetë në shërbim të audiencës dhe jo të interesave të caktuara".

Zërijeta Hajro Jajaga
"Për mua Radio Evropa e Lirë është medium që me kujdes të veçantë për një dekadë e gjysmë vazhdon të dëgjojë dhe prezantojë zërin e popullit, si të vërtetën më të fuqishme edhe atëherë kur ai zë për arsye dhe rrethana të ndryshme di të jetë i heshtur. Gëzuar përvjetorin Radio Evropa e Lirë".

Mirela Milori
"Gëzuar Përvjetorin Radio Evropa e Lirë! Jam e privilegjuar dhe e nderuar të jem pjesë e stafit të kësaj radio, misioni i së cilës ka qenë dhe mbetet historik. Urime për shumë vite të tjera nga Tirana!"

Amra Zejneli
"Ky është vendi ku unë mund të praktikoj parimet e gazetarisë që profesorët amerikanë më mësuan, vend ku e vërteta, saktësia, objektiviteti dhe paanshmëria ndërtojë kredibilitetin tonë".

Trego komentet

XS
SM
MD
LG