Ndërlidhjet

Gjykata dënon kongolezin për krime lufte


Ilustrim
Ilustrim
Gjykata ndërkombëtare në Hagë, e ka dënuar një udhëheqës rebel kongolez për pjesëmarrjen e tij në kryerjen e krime të luftës, kohë gjatë së cilës ai ka kryer edhe vrasje e plaçkitje.

Akgjykimin kundër Germain Katanga, është vendimi i dytë me burg e dhënë nga gjykata e cila është themeluar në vitin 2002.

Në vitin 2002 një tjetër shef ushtarak nga Kongo, ishte shpallur fajtor dhe si i tillë ishte dënuar me gjithsej 14 vite heqje lirie.

Gjykata e cila e ka bazën në Hagë, në vendimin e ditës së sotme ka thënë se Katanga ka qenë i përfshirë drejtpërdrejtë në një sulm të vitit 200, sulm nga i cili kishin vdekur rreth 200 persona.

Por, i njëjti është liruar nga akuza për dhunim.

Por gjykata ka konstatuar se Katanga ishte përgjegjës për sulmin ku ishin të përfshirë edhe fëmijë të cilët ishin përdorur si ushtarë. Për këtë, ai pritet të gjykohet në një seancë të mëvonshme.

Një tjetër i dyshuar për të njëjtën masakër, ishte liruar nga të gjitha akuzat vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG