Ndërlidhjet

John Kery në Jordani për paqen në Lindjen e mesme


Sekretari amerikan i shtetit
Sekretari amerikan i shtetit
Sekretari Amerikan i shtetit John Kery, ka arritur në qytetin jordanez Aqaba për të diskutuar me mbretin e Jordanisë Abdullah, paqen në lindjen e mesme.

Ndonëse vizita nuk ishte paralajmëruar, Kery shfaq shpresën që do të arrihet një marrëveshje paqësore kah fundi i prillit në mes të Izraelit dhe palestinezëve.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu, tha gjatë javës në Uashinton se shteti i tij është i gatshëm për marrëveshje me palestinezët, por këta të fundit sipas tij, duhet së pari të njohin Izraelin si shtet hebre dhe të heqin dorë nga kërkesat për kthimin e refugjatëve palestinezë.
XS
SM
MD
LG