Ndërlidhjet

Siria bombardon lokacionin ku po mbaheshin rebelët


Ilustrim

Ilustrim

Avionët luftarak të qeverisë siriane, kanë bombarduar të premten një zonë ku po mbaheshin rebelët në afërsi të kufittit libanez në qytetin Yabrud.

Ky sulm ndodhë një ditë pas raportimeve se të paktën 17 xhihadistë, janë vrarë në luftën e atjeshme.

Një zyrtarë për të drejtat e njeriut, ka njoftuar se luftëtarët islamik u vranë gjatë një ofenzive nga ana e forcave qeveritare dhe nga një lëvizje që është aleate me presidentin Bashar al-Asad.

Në provincën qendrore të Sirisë në Hama, janë vrarë ndërkaq të pakten 14 pjestarë të forcave të sigurimit.

Nëntë rebelë ndërkaq janë vrarë gjatë luftës së tyre për marrjen e qytetit Morek, i cili është marrë një muaj më parë nga forcat rebele.
XS
SM
MD
LG