Ndërlidhjet

Jahjaga themelon Këshillin kombëtar për të mbijetuarit e dhunës


Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka themeluar sot Këshillin Kombëtar për të Mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

Presidentja tha se këshilli u themeluar me dekrete të veçantë më synim bashkërendimin e aktiviteteve të institucioneve dhe agjencive në kuadër të kompetencave dhe fushëveprimit të tyre për të rehabilituar të mbijetuarit e dhunës gjatë luftës.

Presidentja Jahjaga tha në takim, ku ishin të pranishme përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare se “pesha e vuajtjeve dhe pasojat e luftës vazhdojnë të rendojnë ende mbi të gjithë ne”.

“Të mbijetuarit e dhunës seksuale vuajnë ende nga një gjendje e rëndë psikologjike, sociale dhe ekonomike, prandaj kanë nevojë për mbështetjen e institucioneve dhe shoqërisë për t’u përballur me një realitet të rëndë në të cilin e gjejnë veten, jo për fajin e tyre. Nuk kemi akoma një numër të saktë të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, por mendohet që numri i tyre të jetë deri në 20.000. Dhe është pak e rëndësishme se sa është numri i tyre, sepse qoftë edhe një viktimë e kësaj dhune kërkon vëmendjen tonë.”, tha Jahjaga.

Presidentja tha po ashtu se shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare kanë bërë një punë të konsiderueshme në krijimin e mekanizmave që ofrojnë qasje në shërbimet e nevojshme psiko-sociale, ligjore, ekonomike dhe shëndetësore, me synim rehabilitimin, riintegrimin dhe risocializimin e kësaj kategorie të viktimave civile të luftës.
XS
SM
MD
LG