Ndërlidhjet

Shefi i EULEX-it uron gratë me rastin e 8 Marsit


Shefi i misionit EULEX në Kosovë
Shefi i misionit EULEX në Kosovë
Shefi i misionit EULEX Bernd Borchardt, me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas ka uruar të gjitha gratë.

Në urimin e tij ai është përqendruarf në pjesëmarrjen e grave por nuk ka lënë pa tërhequr vëmendjen për padrejtësitë, pabarazitë dhe dhunën me të cilën ballafaqohen gratë jo vetë në Kosovë, por në mbarë botën.

“Në këtë 8 mars dëshiroj të përqendrohem në pjesëmarrjen e grave. Unë jam me fat që punoj krahas shumë femrave në EULEX, të cilat kontribuojnë në ndryshimet pozitive në Kosovë, ndërsa shoqëria kosovare ka fatin t’i ketë disa femra shembullore në role të udhëheqëseve në nivelet më të larta”, ka thënë Borchardt.

Është shumë e rëndësishme që fuqizimi i grave sipas tij, të ndodh në fushën e sundimit të ligjit.

“Nuk bëhet fjalë nëse meshkujt ose femrat janë gjyqtarë, prokurorë apo policë më të mirë”, ka shtuar më tutje ai.

Pranimi i barazisë gjinore në botën e stome si një standard i përbashkët në të gjitha fushat, duke e përfshirë edhe sundimin e ligjit, sipas shefit të misionit, është drejtimi i vetëm që na çon përpara.
XS
SM
MD
LG