Ndërlidhjet

Moska paralajmëron se do të përgjigjet në sanksionet e BE-së


Russia -- Moscow mayoral candidate Aleksei Navalny before the candidates' televised debate at Moskva 24 channel, Moscow, August 14, 2013
Russia -- Moscow mayoral candidate Aleksei Navalny before the candidates' televised debate at Moskva 24 channel, Moscow, August 14, 2013
Moska zyrtare ka njoftuar se do ti përgjigjet Bashkimit Evropin, në qoftë se ky i fundit vendos sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Krimesë.

Ministria e Jashtme ruse tha sot se “Rusia nuk do ta pranoj gjuhën e sanksioneve dhe të kërcenimeve”, dhe se në qoftë se ato implementohen atëherë BE-ja nuk do të mbetet pa përgjigje.

Be-ja sipas ministrisë ruse, ka marrë një qendrim tejet destruktiv, për të mos bashkëpunuar me Rusinë sa i përket liberalizimit të vizave dhe arritjen e një marrëveshje bazë për këtë qështje.

"Në qoftë se zyrtarët në Bruksel besojnë se Rusia ka nevojë për të përfunduar me sukses këtë proces më shumë se BE-ja, ata janë të gabuara”, ka bërë me dije ministria e jashtme ruse.

BE-ja gjatë samitit të jashtëzakonshëm të mbajtur të enjten, ka paralajmëruar se do të ngrin pasuritë dhe do të zbatoj ndalime në udhëtime, në qoftë se qeveria ruse nuk fillon negociatat me autoritetet ukrainase në ditët e ardhshme.
XS
SM
MD
LG