Ndërlidhjet

Arrestohen dhjetëra protestues në Armeni


Ilustrim

Ilustrim

Qindra njerëz kanë rrethuar Ministrinë e Financave në Erevan të Armenisë për të kundërshtuar reformat e reja rreth pensioneve në këtë vend.

policia ka arrestuar dhjetëra demonstrues gjatë ditës së sotme.
Protestuesit kërkonin anulimin e ligjit për kursimet e pensionit të detyruëshëm i cili ligj ka hyrë në fuqi në muajin janar.

Sipas ligjit të ri, qytetarët e lindur pas vitit 1974 duhet të kontribuojnë me nga pesë për qind të pagës së tyre mujore derisa me nga pesë për qind do të kontribuonte qeveria.
Gjykata kushtetuese e Armenisë e ka pezulluar përkohësisht këtë ligj pasi që mijëra njerëz ishin ngritur në këmbë për ta kundërshtuar atë.

Pavarësusht pezullimit nga ana e gjykatës, protestuesit thanë të martën, se 5 për qind vazhdon të iu ndalet në pagat e tyre.
XS
SM
MD
LG