Ndërlidhjet

logo-print

Shefi i OSBE-së kërkon më shumë gra në pozita


Kazakhstan -- Flags with the logos of the OSCE and the 2010 Kazakh Chairmanship in Astana, 28Jun2010

Kazakhstan -- Flags with the logos of the OSCE and the 2010 Kazakh Chairmanship in Astana, 28Jun2010

Një ditë para shënimit të Ditës ndërkombëtare të gruas, 8 Marsit, shefi i misioniut të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, u ka bërë apel institucioneve të nivelit lokal e qendror në Kosovë që të rrisin numrin e grave në pozita menaxheriale.

“Në zgjedhjet e fundit kemi parë një zhvillim mjaft pozitiv me zgjedhjen e kryetares së parë femër të komunës. Megjithatë, 90 për qind e drejtorëve të emëruar deri më tani në komuna janë meshkuj”, ka thënë Schlumberger.

Shifra prej 90 për qind, sipas tij, tregon se institucionet në Kosovë duhet të bëjnë më shumë për të arritur barazinë gjinore.

“Është mjaft pozitiv fakti që në nivel qendror janë tri gra me poste ministrore, por në përgjithësi, numri i grave me pozitë drejtori në institucionet qendrore nuk është më i lartë se në komuna dhe kjo çështje duhet të trajtohet”, ka thënë më tutje ai, teksa është zotuar se misioni që ai drejton, do të vazhdoj të mbështesë nismat për forcimin e rolit të gruas.
XS
SM
MD
LG