Ndërlidhjet

logo-print

Gjiganti rus i naftës paralajmëron shkëputjen e bashkëpunimit me Ukrainën


Ilustrim

Ilustrim

Kreu i gjigantit shtetëror të gazit në Rusi, Gazprom, ka thënë se kompania e tij nuk mund ti ofroj Ukrainës më gaz pa pagesë, ndërsa ka paralajmëruar një ndërprerje të furnizimit i cili vendet evropiane do ti bëjë të kenë furnizim të reduktuar me gaz.

Aleksei Miller tha që borgji i papaguar në drejtim të kësaj kompanie nga ana e Ukrainës është rreth 1.89 miliartë dollarë.

Bazuar në këtë, Miller tha se kompania e tij Gazprom mund të pezullojë furnizimet për Ukrainën, shtet i cili edhe është rrugë lidhëse për transportimin e gazit nga Rusia për në vendet evropiane.

Miller e përmendi se kjo situatë mund të jetë një rikthim në vitin 2009, kur mosmarrëveshjet mes Moskës dhe Kivit kishte bvërë që Rusia të pezulloj furnizimin me gaz në Evropë përmes Ukrainës.
XS
SM
MD
LG