Ndërlidhjet

Steinmeier: Dialogu – rruga e duhur që e ka ndjekur Kosova


Frank-Walter Steinmeier
Frank-Walter Steinmeier
Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, është shprehur se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, është rruga e duhur që Kosova e ka ndjekur.

Këto komente ai i bëri gjatë takimit të sotëm në Berlin me ministrin e jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar Ministria e jashtme e Kosovës.

Mëtutje, ministri Steinmeir tha se në takimin me Hoxhajn i kanë “kujtuar vitet e shkuara”, kur ai ishte ministër i jashtëm gjerman, “ku së bashku kemi përcjellë rrugëtimin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës”.

Mëtutje ai ka theksuar se qeveria gjermane është “shumë e angazhuar në Kosovë” dhe se do ta “mbështesim Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Ministri Hoxhaj ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes gjermane, sidomos në përmbylljen e nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim me Bashkimin Evropian dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

“Berlini mbetet adresa më e fuqishme në rrugën evropiane të Kosovës”, tha ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
XS
SM
MD
LG