Ndërlidhjet

logo-print

FMN: “Impresionim” me autoritetet e reja të Ukrainës


Shefi i delegacionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Reza Moghadam, që sapo e ka përfunduar një vizitë në Kiev të Ukrainës, tha sot se ishte “i impresionuar me përkushtimin e autoriteteve”.

Ai i ka përshkruar si “produktive” bisedimet me kryeministrin, Arseniy Yatsenyuk, dhe ekipin e tij ekonomik, gjatë vizitës së misionit dje dhe sot.

Moghadam tha se FMN-ja është e përgatitur ta ndihmoj “popullin e Urkrainës dhe ta mbështesë programin ekonomik të autoriteteve, për ta vendosë Ukrainën fuqishëm në rrugën e qeverisjes së mirë ekonomike dhe rritjes substanciale, por njëherësh, duke i mbrojtur të varfërit”.

Qeveria e re e Ukrainës thotë se i ka gjetur arkat e zbrazëta , pas përmbysjes së qeverisë së mëparshme.
XS
SM
MD
LG