Ndërlidhjet

Rusia: Sanksionet mund t’i kthehen prapa SHBA-së


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Rusia ka thënë se sanksionet e Shteteve të Bashkuara, të vendosura ndaj Moskës, për shkak të krizës në Ukrainë, do t’i kthehen prapa SHBA-së.

Komentet vijnë derisa persona të armatosur kanë bërë përpjekje të kapin një tjetër bazë ushtarake në Krime.

Në një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar kundër “hapave të nxituar dhe të pakujdesshëm”, që mund të dëmtojnë marrëdhëniet ruso-amerikane.

Ndërkohë, kompania ruse Gazprom ka kërcënuar se do të ndërpresë furnizimet me gaz për Ukrainën, nëse Kievi nuk paguan faturat.
XS
SM
MD
LG