Ndërlidhjet

Vazhdojnë kërkimet për avionin e zhdukur të pasagjerëve


Ilustrim
Ilustrim
Po vazhdojnë kërkimet për një aeroplan të zhdukur të kompanisë Malaysia Airlines, me 239 njerëz në bord.

Boeing 777-200 është zhdukur nga ekranet e kontrollorëve të trafikut ajror, derisa fluturonte mbi Detin e Kinës Jugore.

Aeroplani po fluturonte nga Kuala Lumpuri në Pekin.

Medita vietnameze kanë raportuar sot në mëngjes se aeroplani është përplasur në bregdetin e Vietnamit.

Malaysia Airlines ka thënë se piloti i aeroplanit ka qenë me përvojë dhe se ka punuar për linjën ajrore qysh më 1981.

Shumica e 227 pasagjerëve thuhet të jenë kinezë.
XS
SM
MD
LG