Ndërlidhjet

Peskov: Rusia ende s’ka përdorur forcë në Ukrainë


Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov.
Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se ky i fundit nuk ka ushtruar ende të drejtën e tij për të përdorur forcën ushtarake në Ukrainë.

Duke folur për televizionin rus, Dmitry Peskov ka thënë se Rusia është vetëm duke mbrojtur objektet e veta ushtarake në Krime të Ukrainës.

Ai ka përsëritur qëndrimin e Putinit se Rusia nuk mund të rrijë dhe të vëzhgojë kur rreziku vdekjeprurës kërcënon rusët kudo në botë.

Peskov ka thënë se Rusia kupton plotësisht shqetësimet e rusëve etnikë në lindje dhe jug të Ukrainës.

“Nuk mund të imagjinoni se çfarë mund të ndodhë nesër nëse ata që qëndrojnë prapa grushtshtetit në Kiev hyjnë në Krime”, ka thënë Peskov.
XS
SM
MD
LG