Ndërlidhjet

Çepurin: Rusia s'e ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës


Flamuri i Kosovës - ilustrim

Flamuri i Kosovës - ilustrim

Ambasadori rus në Serbi, Aleksander Çepurin, ka thënë se Moska nuk e ndryshon qëndrimin e saj ndaj Kosovës, pavarësisht se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka krahasuar Kosovën me Krimenë.

Putin, në fillim të kësaj jave, duke folur për ndërhyrjen e Rusisë në Republikën Autonome të Krimesë, me shumicë ruse e që kërkon ndarje nga Ukraina, ka thënë se qytetarët e këtij vendi kanë të drejtë në vetëvendosje siç u është dhënë shqiptarëve të Kosovës.

“Shihet se Putin flet për standarde të dyfishta. Ju them qartë: Rusia nuk e ka ndryshuar dhe nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj në lidhje me çështjen e Kosovës. E përkrahim plotësisht Serbinë, siç e kemi përkrahur edhe më parë”, ka thënë Çepurin në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika”.
XS
SM
MD
LG