Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat në qytetet e Bosnjës


Sarajevë, 7 mars 2014.
Sarajevë, 7 mars 2014.
Në shumë qytete të Bosnjës edhe sot mbahen protesta.

Në Sarajevë, qytetarët janë mbledhur para Presidencës së Bosnjës.

Përveç kërkesave që kanë të bëjnë me përmirësimin e statusit social, qytetarët kërkojnë edhe lirimin e katër personave, të arrestuar gjatë protestës së djeshme.

Në mesditë, protsta ka nisur edhe në qytetin Bërçko.

Nga ora 13:00, protestë do të ketë edhe në Zenicë, ndërsa për orën 17 është paralajmëruar në Mostar.

Bosnja është përfshirë nga protestat antiqeveritare që disa javë.
XS
SM
MD
LG