Ndërlidhjet

logo-print

Putin shpall të hapura Lojërat Paraolimpike


Presidenti rus, Vladimir Putin. Soçi, 7 mars 2014.

Presidenti rus, Vladimir Putin. Soçi, 7 mars 2014.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur të hapuara Lojërat Paraolimpike Dimërore në Soçi.

Putini ka ndjekur ceremoninë e hapjes të premten, me gjithë krizën në Krime të Ukrainës.

Vetëm një garues ukrainas ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes.

Disa vende perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Gjermaninë, nuk kanë dërguar delegacione qeveritare në Soçi, në shenjë proteste ndaj ndërhyrjes së Rusisë në Krime.

Putini ka thënë se shpreson që fryma paraolimpike “të ftohë tensionet” rreth politikës ruse në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG