Ndërlidhjet

Dogana bllokon 60 mijë euro kontrabandë dhe armë


Ilustrim
Ilustrim
Oficerët doganorë, në dy raste të ndara, kanë arritur të parandalojnë kontrabandimin e 60 mijë eurove dhe në rastin e dytë armë dhe fishekë.

“Në rastin e parë, një automjet i drejtuar nga një shtetas i Shqipërisë është përzgjedhur për kontroll, drejtuesi i automjetit nuk ka deklaruar asgjë, mirëpo pas një kontrolli të detajuar të automjetit dhe pasagjerëve, oficerët doganorë kanë zbuluar 60 mijë euro të padeklaruara”, njofton nëpërmjet një komunikate shtypi Dogana e Kosovës.

Sipas njoftimit, mjetet monetare kanë qenë të mbështjella me një mbështjellës tekstili dhe të vendosura mbrapa ulëses së vozitësit.

Ndërsa, në rastin e dytë gjithashtu një shtetas i Shqipërisë i është nënshtruar kontrollit doganor nga oficerët doganorë, ku në makinën e drejtuar nga ai janë gjetur një pushkë gjuetie dhe një sasi e fishekëve.
XS
SM
MD
LG