Ndërlidhjet

Al-Kaida vret dy ushtarë në Jemen


Jemen
Jemen
Dy ushtarë të Jemenit janë vrarë në një sulm militant, në një bazë ushtarake, në jug të këtij vendi.

Autoritetet ushtarake kanë thënë se së paku një militant është vrarë në sulmin që ka ndodhur në qytetin Lavder.

Sipas burimeve të njëjta, militantët e dyshuar të Al-Kaidës kanë sulmuar bazën ushtarake me granata dhe artileri të rëndë.

Dega e Al Kaidës në Jemen është një nga degët më aktive të grupit terrorist.
XS
SM
MD
LG