Ndërlidhjet

Kievi kërkon nga Rusia të lejojë OSBE-në Krime


Ilustrim
Ilustrim
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Andriy Deshchytsya, ka thënë se Ukraina nuk do ta dorëzojë kurrë Krimenë dhe se Kievi është duke bërë gjithçka të mundur për zgjidhje paqësore të krizës.

Deshchytsya, duke folur për gazetarët në Kiev, i ka bërë thirrje Rusisë që të lejojë vëzhguesit ndërkombëtarë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe të organizatave të tjera, që të hyjnë në Krime dhe të monitorojnë situatën atje.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u ka thënë gazetarëve në Moskë se Rusia nuk ka rol direkt në krizën në Krime.

Ai po ashtu ka thënë se qeveria në Kiev nuk është e pavarur dhe se varet nga nacionalistët radikalë.
XS
SM
MD
LG