Ndërlidhjet

Edhe SHBA ndihmon në kërkimet e avionit malajzias


Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak.

Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak.

Po vazhdojnë kërkimet për një aeroplan të zhdukur të kompanisë Malaysia Airlines, me 239 njerëz në bord.

Boeing 777-200 është zhdukur nga ekranet e kontrollorëve të trafikut ajror, derisa fluturonte mbi Detin e Kinës Jugore.

Aeroplani po fluturonte nga Kuala Lumpuri në Pekin.

Medita vietnameze kanë raportuar sot në mëngjes se aeroplani është përplasur në bregdetin e Vietnamit.

Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, ka dhënë këtë deklaratë:

“Marina amerikane ka rënë dakord që të dërgojë anijet e saj dhe të përfshihen në operacionet e kërkimit”.
XS
SM
MD
LG