Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Vritet një shef i qarkut dhe 6 ushtarë


Map - Afghanistan

Map - Afghanistan

Shefi i qarkut Nazran të provincës Nangarhar në Afganistan është vrarë nga një bombë e vendosur në makinën e tij.

Noor Agha Kamran është vrarë të shtunën në qytetin Xhalalabad.

Talibanët thuhet se kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, në të cilin dy roje të Kamranit janë plagosur.

Po sot, gjashtë anëtarë të forcave të sigurisë së Afganistanit janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga një bombë e vendosur në anë të rrugës, në provincën Laghamn.

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë edhe për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG