Ndërlidhjet

logo-print

Barroso: BE ka detyrim solidariteti ndaj Ukrainës


Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka thënë se Bashkimi Evropian ka vendosur të nënshkruajë menjëherë kapitujt politikë të një marrëveshjeje të asociimit me Ukrainën.

Barroso, duke folur në samitin e rajoneve evropiane në Athinë, ka thënë se BE-ja ka detyrim solidariteti ndaj Ukrainës.

Nëntorin e kaluar, presidenti tashmë i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka pezulluar nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje me BE-në, çfarë ka çuar në protesta masive dhe më pastaj në rrëzimin e regjimit të tij.
XS
SM
MD
LG