Ndërlidhjet

Rohani kritikon mbylljen e gazetave në Iran


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka kritikuar praktikën e mbylljes së gazetave që ofendojnë qeverinë.

Në një deklaratë të transmetuar të shtunën, Rohani ka mbrojtur “lirinë e shtypit me përgjegjësi”, duke thënë se besimi i publikut dëmtohet kur qeveria “mbyt” mediat.

Ai ka thënë se mbyllja e gazetave duhet të jetë zgjidhja e fundit dhe jo e para.

Qeveria iraniane ka një histori të gjatë të mbylljes së gazetave, për të cilat pretendon se kanë fyer vlerat e Republikës Islamike.

Në tetor të vitit 2013, e përditshmja reformiste “Bahar” është mbyllur.
XS
SM
MD
LG