Ndërlidhjet

logo-print

Josipoviq: Do të vazhdojmë të festojmë për “Stuhinë”


Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq.

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq.

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, ka thënë se vendi i tij, pavarësisht kërkesës së Serbisë, nuk do të ndalojë së festuari operacionin “Stuhia”, me të cilin është siguruar liria e Kroacisë.

“Pavarësisht se në fqinjësi presin që të ndalojmë së festuari ‘Stuhinë’, ne natyrisht që nuk do të ndalojmë”, ka thënë Josipoviq, transmeton B92.

Operacioni "Stuhia" (Olluja) i Forcave të Armatosura Kroate, për të kthyer kontrollin e pjesëve të Kroacisë, të marra nga serbët në fillim të vitit 1991, ka nisur më 4 gusht, 1995.

Forcat kroate kanë rikthyer rajonet për katër ditë, duke i dhënë fund operacionit më 8 gusht.

Operacioni është cilësuar si ofensiva më e madhe tokësore në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Në të janë vrarë qindra serbë, ndërsa mijëra të tjerë kanë braktisur shtëpitë.
XS
SM
MD
LG