Ndërlidhjet

Shtetet aziatike në kërkim të aeroplanit të zhdukur


Ilustrim

Ilustrim

Aeroplanë dhe anije nga shtetet juglindore të Azisë u janë bashkuar forcave në Detin e Kinës Jugore, të cilat kërkojnë një aerplan të zhdukur të kompanisë Malaysia Airlines, me 239 njerëz në bord.

Boeing 777-200 është zhdukur nga ekranet e kontrollorëve të trafikut ajror të premten, derisa fluturonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin.

Me rënien e natës, kërkimi ajror ka ndaluar, ndërsa operacionet në det vazhdojnë.

Ende nuk është gjetur asnjë rrënojë e aeroplanit, ndërkohë që avionët vietnamezë kanë raportuar se kanë parë njolla nafte në det.

Megjithatë, nuk ka asnjë konfirmim se njollat kanë të bëjnë me aeroplanin e zhdukur.
XS
SM
MD
LG