Ndërlidhjet

logo-print

Ashton në Teheran, bisedime për programin bërthamor


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka arritur në Teheran, për bisedime në lidhje me programin bërthamor të Iranit.

Ashton do të takojë zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë ministrin e Jashtëm, Mohammad Javad Zarif, më 9 dhe 10 mars.

Ajo po ashtu mund të takohet me presidentin e Iranit, Hassan Rohani.

Ashton udhëheq grupin e gjashtë fuqive botërore – Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Rusisë, Kinës dhe Gjermanisë – në bisedimet me Teheranin për programin e tij bërthamor.

Irani ka arritur një marrëveshje fillestare me grupin, më 24 nëntor, sipas së cilës, ai redukton disa aktivitete bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Negociatat për marrëveshje përfundimtare janë në vazhdim e sipër.

Rrethi i ardhshëm i tyre është caktuar për 17-20 mars në Vjenë.
XS
SM
MD
LG