Ndërlidhjet

Kerry: Aneksimi i Krimesë e stopon diplomacinë


John Kerry (djathtas) dhe Sergei Lavrov gjatë një takimi të mëparshëm
John Kerry (djathtas) dhe Sergei Lavrov gjatë një takimi të mëparshëm
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i ka thënë ministrit të jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, se aneksimi i Krimesë “do ta mbyllte çfarëdo hapësire të mundshme për diplomaci”.

Këto komente ai i bëri gjatë bisedës telefonike me zotin Lavrov, mbrëmë vonë, derisa grupe të armatosura pro-ruse e kanë forcuar praninë e tyre në gjithë gadishullin Krime në Ukrainë.

Agjencia Reuters ka raportuar për një konvoj me qindra trupa ruse në afro 50 kamionë ushtarakë, së bashku me makina të blinduara, që u vendosën në një bazë ushtarake, në veri të qytetit Simferopol, gjatë ditës së djeshme.

Ka pasur të shtëna alarmi kur vëzhguesit ndërkombëtarë ishin përpjekur të hynin në Krime.

Presidenti amerikan, Barack Obama, është përpjekur t’i siguroj zyrtarët e lartë nervozë të shteteve të Baltikut për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sigurinë e tyre dhe është konsultuar me aleatët e tjerë evropianë për krizën në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG