Ndërlidhjet

Malajzi: Vazhdojnë kërkimet për aeroplanin e zhdukur


Ilustrim
Ilustrim
Në Malajzi kanë vazhduar operacionet e kërkimit të aeroplanit të udhëtarëve të kompanisë Malaysia Airlines, me 239 njerëz, që konsiderohet i zhdukur prej mëngjesit të djeshëm.

Autoritetet e Malajzisë thonë se gjithsej 40 anije dhe 22 aeroplanë nga disa vende, përfshirë Kinën dhe Shtetet e Bashkuara, janë të involvuara në operacionin e kërkimit.

Kontakti me radarët humbi derisa aeroplani ishte diku mbi det, ndërmjet Malajzisë dhe Vietnamit. Nga aeroplani nuk ka pasur as thirrje alarmuese.

Ky aeroplan u zhduk nga radarët gjatë fluturimit prej kryeqytetit Kuala Lumpur për në Pekin.
XS
SM
MD
LG