Ndërlidhjet

Ukrainë: Forcat ruse i morën pikat kufitare në Krime


Një demonstrues pro-rus në qytetin Simferopol në Krime
Një demonstrues pro-rus në qytetin Simferopol në Krime
Shërbimi shtetëror i kufijve i Ukrainës ka njoftuar se forcat ruse sot në mëngjes e kanë marrë kontrollin e pikave kufitare në pjesën perëndimore në gadishullin Krime.

Zëdhënësi i këtij shërbimi, Oleh Slobodyan, tha se baza Çernomorska në Krime është okupuar pa gjakderdhje.

Ky zëdhëmnës ka thënë se “administrata e njësisë është marrë nga një grup prej 30 ushtarëve të armatosur të Federatës Ruse”.

Sipas tij, këto forca ruse tash i kanë nën kontroll 11 postblloqe kufitare në Krime.
XS
SM
MD
LG