Ndërlidhjet

Thaçi: Brenda 7 apo 10 ditësh do të fillojë furnizimi me ujë


Hashim Thaçi në vendin e fillimit të punimeve në Kishnicë

Hashim Thaçi në vendin e fillimit të punimeve në Kishnicë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka premtuar sot se së shpejti do të ketë furnizim më të rregullt me ujë në Prishtinë.

“Sot mund të japë vetëm një datë, që brenda 7 apo 10 ditësh, do të fillojë furnizimi me ujë, kjo është më e rëndësishmja për qytetarët e Prishtinës”, tha Hashim Thaçi, para gazetarëve, me rastin e vizitës në Kishnicë, ku janë duke u kryer punimet për vendosjen e gypit furnizues për Liqenin e Badovcit nga kanali i sistemit Ibër-Lepenc.

Zyra për komunikim publik e qeverisë së Kosovës ka njoftuar se kryeministri Thaçi ka thënë se qeveria e Kosovës është duke bashkëpunuar shumë mirë me Ibër – Lepencin dhe me Ujësjellësin e Prishtinës.

Kryeministri i Kosovës, gjatë kësaj vizite, ishte i shoqëruar nga udhëheqësit e Ibër-Lepencit dhe Ujësjellësit të Prishtinës, të cilët u shprehën mirënjohës për mbështetje e qeverisë së Kosovës për zgjidhjen e problemeve lidhur me furnizimin me ujët të pijshëm të Prishtinës.
XS
SM
MD
LG