Ndërlidhjet

logo-print

Ashton: Nuk ka garantime për marrëveshje finale me Iranin


Catherine Ashton dhe Javad Zarif para fillimit të konferencës për gazetarë në Teheran

Catherine Ashton dhe Javad Zarif para fillimit të konferencës për gazetarë në Teheran

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, thotë se nuk “ka garantime” se bisedimet me Iranin për programin e tij të kontestuar atomik, do të çojnë në arritjen e marrëveshjes gjithpërfshirëse përfundimtare.

Këto komente ajo i bëri sot në Teheran, gjatë një konference të përbashkët për gazetarë, me ministrin e jashtëm të Iranit, Javad Zarif.

Zoti Zarif theksoi se Irani do ta pranoj vetëm marrëveshjen që i respekton “të drejtat” e këtij vendi.

Në nëntor të vitit të kaluar, në Gjenevë të Zvicrës, Irani dhe gjashtë fuqitë botërore, të përfaqësuara nga zonja Ashton, e arritën një marrëveshje të përkohshme, që synonte përfundimin e mospajtimit të gjatë gati një dekadë lidhur me aktivitetet atomike të Teheranit.
XS
SM
MD
LG