Ndërlidhjet

Ukrainë: Përleshje gjatë protestave rivale


Tubimi në Kiev në përkujtim të poetit ukrainas Shevchenko
Tubimi në Kiev në përkujtim të poetit ukrainas Shevchenko
Aktivistët pro-rusë i kanë sulmuar sot aktivistët pro-ukrainas me shkopinj dhe kamxhikë në qytetin Sebastopol të Krimesë, gjatë protestave rivale.

Tubime rivale sot ka pasur në gjithë Ukrainën, në të cilat morën pjesë mijëra vetë.

Dhuna në Sebastopol ndodhi meqë afro 200 demonstrues ishin mbledhur për ta përkujtuar një jubile të poetit dhe heroit kombëtar ukrainas, Taras Shevchenko.

Në qytetin tjetër Simferopol të Krimesë, tubimet e ndara, ai në mbështetje të unitetit të Ukrainës dhe ai për bashkim me Rusinë, kaluan në mënyrë të qetë.

Në tubimin në qytetin lidor Donjeck, njëri nga liderët partiakë, Vitaly Klitschko, tha se Ukraina nuk duhet të lejohet të ndahet cop-copa.

Demonstruesit pro-rusë, poashtu, kanë mbajtur tubim në këtë qytet.

Në kryeqytetin Kijev, kryeministri i përkohshëm i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, u tha mijëra demonstruesve, që ishin tubuar në përkujtim të poetit Shevchenko, se Ukraina nuk do të heq dorë nga asnjë “milimetër” i territorit të saj.
XS
SM
MD
LG