Ndërlidhjet

SHBA: Përkujtohen 7 vjet të zhdukjes së agjentit në Iran


Kjo fotografi e Robert Levinsonit është nga arkivi i familjes Levinson

Kjo fotografi e Robert Levinsonit është nga arkivi i familjes Levinson

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, sot e ka shënuar 7 vjetorin e zhdukjes në Iran të agjentit të pensionuar të FBI-së, Robert Levinson.

Në një deklaratë me shkrim, zoti Kerry ka kërkuar që Teherani të punoj me Uashingtonin për kthimin e sigurt të shtetasit amerikan.

Në deklaratë theksohet se Levinson, i cili ishte zhdukur nga ujëdhesa Kish në Iran, “është njëri nga shtetasit amerikanë që është mbajtur më së gjati në histori”.

Levinson, 66 vjeçar, kishte arritur në pushimoren iraniane në mars të vitit 2007.

Uashingtoni vazhdimisht ka thënë se ai ishte në udhëtim zyrtar kur u zhduk.

Megjithatë, raportet e muajve të fundit pretendojnë se agjencia CIA e kishte paguar Levinsonin për mbledhje të informacioneve.

Irani thotë se nuk është duke e mbajtur Levinsonin dhe nuk ka asnjë njohuri për vendndodhjen e tij.
XS
SM
MD
LG