Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi vetëvrasës – dhjetëra të vrarë


Pamje nga një sulm i mëparshëm në qytetin Hilla në Irak

Pamje nga një sulm i mëparshëm në qytetin Hilla në Irak

Zyrtarët irakianë thonë se sot së paku 42 vetë janë vrarë dhe më tepër se 150 të tjerë janë plagosur, nga një sulm vetëvrasës me makinë-bombë në qytetin Hilla.

Policia tha se sulmuesi e ka aktivizuar materjen eksploduese në një postbllok të sigurisë me shumë njerëz.

Raportohet se së paku 50 automobila ishin ndezur, njerëzit ishin bllokuar brenda në to, ndërsa një pjesë e kompleksit të postbllokut ishte shkatërruar.

Qyteti Hilla, me popullatë shumicë shiite, gjendet 95 kilometra në jug të kryeqytetit Bagdad.

Muajve të fundit në Irak ka pasur sulme pothuajse në baza ditore, për të cilat fajësohen militantët sunitë.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, 8868 njerëz janë vrarë nga dhuna në Irak në vitin 2013, që është numri më i madh i të vrarëve në pesë vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG