Ndërlidhjet

Itali: Shqiptarja i therri për vdekje tri vajzat e veta


Pamje nga qyteti Milano në Itali
Pamje nga qyteti Milano në Itali
Autoritetet në qytetin verior italian, Lecco, thonë se e kanë arrstuar një nënë, e cila ka pranuar se i ka therrë me thikë për vdekje tri vajzat e veta të reja.

Zyrtari policor, Rocco Italiano, tha se ata e kanë arrestuar nënën, me kombësi shqiptare, pasi sot në mëngjes i zbuluan trupat e tri vajzave të moshës 3, 10 dhe 13 vjeçare, raporton AP nga qyteti Milano.

Ky zyrtar policor tha se prindërit e tri vajzave posa ishin ndarë, babai ishte nisur për në Shqipëri, ditën e shtunë, ndërsa nëna nuk kishte punë.

“Ka pasur vështirësi ekonomike, por jo mjaft serioze për ta arsyetuar këtë”, tha Rocco Italiano.

Kjo familje kishte jetuar në Itali për afro 14 vjet.

Autoritetet ishin alarmuar nga fqiu, që e kishte parë nënën në gjendje të konfuzionit.
XS
SM
MD
LG