Ndërlidhjet

AI: Ushtria siriane përdor urinë si armë lufte


Logo e Amnesty International

Logo e Amnesty International

Taktikat e urisë kundër civilëve janë përdorur si armë lufte nga ushtria siriane, bën të ditur Amnesty International.

Grupi për të drejtat e njeriut thotë se së paku 128 refugjatë kanë vdekur në kampin e rrethuar Yarmouk, në periferi të Damaskut.

Sipas organizatës, mijëra njerëz mbesin të bllokuar dhe përballen me një “krizë katastrofike humanitare”.

“Forcat siriane janë duke kryer krime lufte, duke përdorur urinë si armë lufte”, ka thënë Philip Luther, drejtor i Amnesty International në Lindjen e Mesme.

Kampi Yarmouk strehon rreth 17,000 – 20,000 refugjatë palestinezë dhe sirianë.
XS
SM
MD
LG